Kryeparlamentarja Lindita Nikolla, ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e Fitër Bajramit.

Në një postim në rrjetet sociale, Nikolla shprehet se një ditë e tillë na rikujton se sa pasuri e pamasë është dhembshuria e Zotit, liria e besimit, dashuria për familjen e për njerëzit, shërbimi për të dobëtit.

“Gëzuar Fiter Bajramin, vëllezër myslimanë!”, shkruan Nikolla.

Reagimi i plotë:

Pas një muaji sakrificash, solidariteti, vetëreflektimi e gëzimesh, besimtarët myslimanë kremtojnë festën e Fiter Bajramit.

Bajrami i Madh, si një festival humanizmi, na rikujton se sa pasuri e pamasë është dhimbsuria e Zotit, liria e besimit, dashuria për familjen e për njerëzit, shërbimi për të dobtit.

Diversiteti i besimeve dhe patriotizmi i komuniteteve fetare është një pasuri e çmuar për Shqipërinë.

Gëzuar Fiter Bajramin, vëllezër myslimanë!

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re