Në ditën e Pavarësisë dhe Çlirimit të Shqipërisë, kryebashkiaku Erion Veliaj ka zbuluar se Tirana do jetë në festë të madhe më 28 dhe 29 nëntor.

Veliaj ftoi qytetarët të bëhen pjesë e festimeve dhe ka zbuluar se zbuluar dhe disa prej emrave të muzikës që do të performojnë.

“Disa nga emrat tashmë janë publik. Noizy Kida, dhe të tjerë dhe besoj që yjet më të mirë të Pop Artit dhe të muzikës së mirë shqiptare do të jenë prezentë. Në rrjetet sociale jemi duke postuar dhe kam përshtypjen që do të jenë shumë pak ata që do të mungojnë. Do të jetë një koncert disa orësh.

Secili prej artistëve do të ketë 30-45 minutat e veta dedikuar fansave të vet, kush do të vijë në koncertin e Natës së Bardhë nuk do të mbetet pa e parë artisin ose artisten e vet të preferuar”, tha kryebashkiaku Veliaj.

Ndërsa shtoi: “Nesër do i tregojmë botës kulturën tonë! Sot Tirana jeton ditët më të mira, Shqipëria jeton ditët më të mira, shqiptarët po jetojnë ditët më të mira, jo ditët perfekte po jemi shumë më mirë seç kemi qenë në 111 vite shtet. Sigurisht data 28 dhe 29 ashtu si edhe dhe titujt e Tiranës  prodhojnë dhe shumë ekonomi për qytetin, vijnë njerëz shqiptarë dhe sjellin familjarët e tyre nga çdo cep, kjo do të thotë që punojnë  hotelet dhe punojnë restorantet dhe punon gastronomia e të gjithë strukturat mbështetëse, baret, lokalet, pub-et, diskot.

Kështu që do të jetë një natë e gjatë “Nata e Bardhë” po edhe një ekonomi për qytetin, siç  titulli “Kryeqyteti Europian i Rinisë” prodhoi shumë ekonomi për Tiranën. Titulli “Kryeqyteti Europian i Sportit” këtë vit ka pasur një “boom” të jashtëzakonshëm, duket sikur është një verë pa mbarim përveç atyre shkrepjeve të vogla të motit, por ka qenë vërtetë një “boom” turistik për Tiranën”.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re