“Feste n’shpi” që për dy javë krijoi atmosferë në sheshin kryesor të Lezhës u mbyllën me “Ditën e Shtegtarit”, një traditë e përvitshme kushtuar emigrantëve lezhjanë që jetojnë dhe punojnë në vende të ndryshme të botës.
Sheshi “Gjergj Kastrioti” u mbush plot me qytetarë të cilët shijuan aktivitetin e organizuar me këtë rast.
Emigrantët vlerësojnë se aktivitete të tilla mbajnë gjallë lidhjen me vendlindjen.
Në mbyllje të 15 netëve me aktivitete kulturore , Kryetari i Bashkisë së Lezhës Pjerin Ndreu, e cilësoi festën e shtegtarit si urë lidhëse mes diasporës dhe qytetit të tyre të origjinës.
Festa vijoi deri pas mesnate duke krijuar një atmosferë të këndshme në qytet.
