Festivali i rrokut ka elektrizuar sheshin “Çerçiz Topulli” në Gjirokastër, me artistët shqiptarë më të spikatur në këtë rrymë muzikore.

Eugent Bushpepa, Altin Goci, Urban Band, Renis Gjoka dhe grupi Jericho për dy netë me radhë festuan me publikun gjirokastrit, por edhe turistët që janë mësuar të gjejnë traditën në qytetin e gurtë.

“Gjithë muaji dhjetor në Gjirokastër ka qenë një muaj feste. Ka muzikë live në Pazar thuajse çdo mbrëmje. Është një atmosferë mjaft e larmishme dhe e gëzuar për këtë sezon festash”, tha drejtori i kulturës së bashkisë Gjirokastër, Kudret Alikaj.

Edhe në veri të vendit festat kanë mbërritur me aktivitete të larmishme kulturore.

Me moton “Festo N’Mirditë”, përgjatë gjithë muajit dhjetor, kalendari artistik ka patur në fokus promovimin e traditës dhe turizmit në këtë zonë.

 “Ashtu si çdo vit presim të gjithë emigrantët që të festojnë në atdhe, në këtë shesh do të mblidhemi bashkërisht dhe do të ketë aktivitete të përnatshme. Atmosfera është e gëzueshme”, tha kryetari i bashkisë Mirditë, Albert Mëlyshi.

Qytetarët shkëmbejnë mes tyre mesazhet e urimit për festa të gëzuara.

“Po shoh shumë emigrantë që kanë ardhur, ishin dy këngëtare sonte që këndojnë gjithandej në diasporë ndërsa këtu nuk i njeh as Lezha apo Mirdita.”

“Është gjë shumë e mirë për të promovuar kulturën dhe traditën tonë.”

“Gëzuar festat.”/ 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re