Mbrëmjen e së shtunës u mbyll edicioni 21 i festivalit ndërkombëtar të filmit në Tiranë. Në ceremoninë përmbyllëse të këtij organizimi ishte i pranishëm edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

 

ERION VELIAJ

KRYETAR I BASHKISE TIRANE

“Kur ndodh diçka në qytet është një ngjarje, por kur kjo ndodh çdo vit dhe me të njëjtin seriozitet, kthehet në një traditë të bukur. Në Tiranë ka pasur shumë aktivitete, por në këtë festival po ndodh diçka që i prek thellë njerëzit sepse është një katedrale, një tempull i të menduarit dhe të reflektuarit. Për këtë ju jam mirënjohës”

 

Pjesë e Edicionit të 21-të të “Tirana International Film Festival” ishte këtë vit edhe premiera e filmit “Kaymak” e regjisorit Milcho Manchevski, i cili ndodhet në kryeqytet.

 

ERION VELIAJ

KRYETAR I BASHKISE TIRANE

“Më vjen mirë që kemi shumë miq këtu sot dhe u jap mirëseardhjen në Tiranë atyre nga India e largët, nga Italia, nga Gjermania, nga Britania, nga Maqedonia, nga Kosova, nga Serbia, nga Mali i Zi, nga Kroacia. Sot Tirana vërtet gumëzhin nga turistët, të cilët janë pa fund.

 

Nga ky festival, përzgjidhen filma të cilët kualifikohen për të garuar në Oscar dhe European Film Awards.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re