Subscribe

Ka nisur mbrëmjen e të enjtes edicioni i 12-të i Festivalit Folklorik të Sazeve Popullore.

 

Grupe nga e gjithë Shqipëria janë bërë bashkë në Kolonjë, ku për tre ditë do të mbizotërojë atmosfera festive e muzikës tradicionale. Ndalesa e parë e këtij festivali, ishte qyteza e vogël e Leskovikut.  Një krahinë kjo mjaft e njohur për sazet.

 

 

TRIFOL QYLI – SAZET E URËS VAJGURORE

 

Kemi ndryshuar grupin. Kemi një djalë të ri në klarinetë. Shumë i talentuar. Plus dhe shumë vajza të reja, që i kemi mësuar me kërcimet tradicionale.

 

 

ERVIS RRAPAJ – SAZET E KËLCYRËS

Të promovojmë dhe të përcjellim vlerat e traditës tek brezi i ri.

 

 

 

Për organizatorin Niko Kotherja, ky është tubimi më i madh i mjeshtrave të sazeve dhe vjen si një nevojë për të mbajtur të gjallë traditën.

 

 

NIKO KOTHERJA – ORGANIZATOR

Është tubimi më i madh i sazeve. Do jemi për tre ditë në Leksovik dhe Erseke. Kemi 15 grupe, ku do performojënë nga 5 në secilën natë.  

 

Kryetari i Bashkisë Erion Isai kërkon që mbajtja e këtij festivali në Kolonjë të kthehet në traditë.

 

 

ERION ISAI – KRYETARI I BASHKISË KOLONJË

Duam ta bëjmë traditë këtë festival. Ka ardhur koha që turizmin ta promovojmë edhe përmes vlerave kulturore.

 

 

Në festivalin Tipologjik të Sazeve Popullore marrin pjesë 14 grupe dhe 2 të tjera përshëndetëse nga e gjithë Shqipëria, të cilët në fund do të vlerësohen me çmime.

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re