Ka startuar në skenën e teatrit Skampa të Elbasanit edicioni i parë ndërkombëtar i tetarit për fëmijë “Puppet festival Albania 2023’.

Për 5 net më radhë 9 grupe dhe nga këto 8 të ardhur nga Tunizia , Italia, Belgjika, Turqia, Franca, Cekia, Mali i Zi dha Irlanda si dhe 3 trupa të Teatrit për fëmijë të Elbasanit, Tiranës dhe Korçës do të ngjitën në skenën ë teatrit Skampa, ku do të përforcojnë për vogëlushët.

Drejtoresha e festivalit aktorja e njohur për fëmijët Shegushe Bebeti shprehët se si vajzë Elbasani e  ka pasur ëndërr të realizoj këtë festival ndërkombëtar më trupat më të mira për fëmijët të huaja dhe vendas.

“Kisha shumë dëshirë që të sillja diçka shumë të bukur për fëmijët e qyteti tim të origjinës. Uroj që ky festival të bëhet një traditë e bukur për qytetin e Elbasanit pasi është një nga eventet më të rëndësishme për tragetin e fëmijëve”, ka thënë Shegushë Bebeti drejtoresh e Festivalit.

Klinsi Lala drejtori i qendrës së artit Elbasan u shpreh së krahas festivaleve të teatrove sot bashkëngjitet edhe festivali i teatrove për fëmijët. Lala thotë se do të jenë mbështetës të çdo vlere artistikë që promovon më këtë rast edhe qytetin e Elbasanit.

“Jemi sot në ditën e parë të këtij aktiviteti dhe presim 4 ditë shumë të bukura”, është shprehur Klinsi Lala, Drejtor Qëndrës Artit Skampa.

Për regjisorin Mullajonuzi ishte një sfidë që të përballësh më trupa artistikë të njohura të ardhur nga shtete të ndryshme të botës.

 “Festivalet përveç shfaqjes për publikun përballesh me eksperiencat dhe më përvojat e tyre”, ka thënë regjisori Hysen Mullajonuzi.

Siparin ë natës së parë te festivalit e hapi teatri për fëmijë i  Elbasanit me shfaqen “Në botën ë çokollatave” më re gji të Hysen Mullajonuzit, për të vijuar më pas më interpretimin e  trupës së  Tunizisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re