Përjashtimi nga shërbimi për “Festivalin ndërkombëtar të muzikës elektronike Unum” që do të mbahet ne Shëngjin nga data 1 deri me 6 qershor ka ngritur në proteste taksistët e Lezhës.

 

Ata janë mbledhur para bashkisë së Lezhës, duke paralajmëruar se nuk do të lejojnë kompani nga Tirana për të operuar ne Lezhë, pasi diçka e tille është e ndaluar.

 

Taksistët kërkojnë takim me kryebashkiakun e Lezhës, por deri tani nuk janë pritur nga ky i fundit. Ata paralajmëruan se do të vazhdojnë protestat deri në bllokimin e rrugës.

 

UNUM sqaron se ky vendim ka ardhur për shkak që të eleminohen abuzimet si dhe të ketë kontroll të shtuar për të evituar bllokimin e rrugës. Nga ana tjetër sqarohet se një vendim i tille ka ardhur pas eksperiencës së përjetuar në dy edicionet e shkuara dhe në kontratën e shërbimit përcaktohen edhe detyrimet e kompanisë per çdo problematike te konstatuar.

 

Çmimet per te udhetuar drejt Ranes se Hedhun, nga Rinasi, Tirana, Podgorica e Prishtina jane afishuar dhe ato jane publike sqarojne drejtuesit e UNUM dhe kjo do ta beje me te lehte udhetimin e vizitoreve te festivalit. Ata shpjegojne se jane te detyruar per te arritur marreveshje te tilla me qellim qe vizitoret te mbeten te kenaqur dhe udhetimi te behet me i aksesueshem.

 

Ne kete sqarim behet e ditur se nje vit me pare, udhetimi nga Porti tek Rana e Hedhur ka kushtuar 20-30 euro dhe ne disa raste edhe me shume, ndersa kete vit nuk do te kushtoje me shume se 10 euro. Sipas tyre, do te kishin dashur qe ky sherbim te kryhej nga kompani qe operojne ne Lezhe, por nje e tille nuk ekziston e per pasoje jame detyruar qe te kontraktojne nje kompani qe permbysh standartet.a