Si çdo vit amatorët e stilit, muzikës e automjeteve të viteve 1950-të mblidhen në Las Vegas për të celebruar festivalin e njohur si “Viva Las Vegas Rockabilly,” me muzikë dhe stile të epokës nostalgjike.

Ai që nisi dikur si një event modest është zgjeruar në mënyrë të konsiderueshme gjatë viteve, teksa amerikanët kuptojnë gjithnjë e më shumë se shumë nga kënaqësitë dhe avantazhet e atëhershme nuk ekzistojnë më.
Eventi i mbajtur pranë Orleans Hotel në Las Vegas, celebron tashmë prej dy dekadash fenomenin kulturor.

“Viva është festivali më i bukur. Këtu një herë në vit takohesh me njerëz nga e gjithë bota, veshjet janë të shkëlqyeshme, muzika, pijet”, tha Kirsten Madrid, nga Dallas, Texas.
Stella Starbrite, e cila punon në Belgjikë, thotë se vjen në festival çdo vit nga Evropa:
“Kjo është hera e gjashtë që vij këtu, dhe tre herë kam dalë në skenë duke kënduar, kam fituar dhe një kurorë Viva. Gjëja më e bukur e këtij festivali është se të paktën një herë në vit mund të jem vetëvetja, nuk është nevoja të përmbahesh. Më pëlqen kur rrethohesh nga gjithë këta njerëz të bukur që kanë një mendësi me mua, është si një familje Viva”, tha Starbvite për rrjetin AFP.
Punonjësi i administratës shtetërore të Kalifornisë, Joe Cuevas, gjithashtu vlerësonte atmosferën:
“Më pëlqejnë makinat, përzierjet, origjinaliteti, më pëlqejnë grupet kulturore që gjen këtu dhe lidhja mes pjesmarrësve. Është si një kthim prapa në kohë, ku makinat klasike shkëlqejnë më shumë se dielli në Nevada, moda e puplave dhe e shkëlqimit, muzika klasike rock e Viva Las Vegas!”
Festivali ka lindur në 1998, i krijuar nga entuziasti Tom Ingram, fokusuar në stilet e makinave të viteve 50-të që asokohe ishin ‘një formë arti dhe jo transporti.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re