Krerët më të lartë të shtetit kanë përkujtuar sot 73-vjetorin e çlirimit të Shqipërisë
 
Presidenti Ilir Meta, kryeministri Rama, ministra, politikanë, veterane dhe familjarë të dëshmorëve kanë nderuar në varrezat e dëshmorëve, kujtimin e atyre që dhanë jetën për çlirimin e vendit.
 
Gjatë ceremonisë në varrezat e dëshmorëve u vendosën kurora në kujtim të të rënëve për liri.
 
Një ore më vone, ishin drejtuesit e LSI ata që zhvilluan homazhe. Monika Kryemadhi u shpreh se fitoren e bën vullneti dhe dëshira, e jo numrat dhe armët.
 
Edhe në rrethe janë zhvilluar ceremoni përkujtimore  kushtuar të rënëve, ndërkohë që të djathtët i vendosen kurorat në varrezat e dëshmorëve një dite më parë

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re