Gazetari i njohur, Drini Zeqo, ka festuar së fundmi ditëlindjen dhe surprizën më të bukur e ka marrë nga stafi i televizionit Klan.

Spikeri i njohur i lajmeve teksa ka qenë duke shkuar në studio për të dhënë si gjithmonë lajmet është habitur teksa në studio është vendosur kënga e ditëlindjes në versionin tallava.

Ai ka filluar të qesh teksa ka kuptuar që kjo ishte një surprizë nga ana e regjisë dhe bashkëpunëtorëve të tij.

“Surpriza që gjen para se të fillosh lajmet”, ka shkruar Drini në videon e postuar në Instastory.

Drini Zeqo from xing.al on Vimeo.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re