Një sërë informacionesh për masonerinë u shfaqën në televizjonin turk, TVNET. Yüce Katırcıoğlu (Jyxhe Katërxhëoglu) zbuloi të panjohura, të vërteta të fshehta të masonerisë në Turqi të cilat u diskutuan gjerësisht në televizjonin TVNET. Mehmet Yüce Katırcıoğlu, qëndroi me masonët për vite me radhë dhe u largua prej tyre kur pa tradhtinë e tyre ndaj Turqisë. Ai foli për armiqësinë e lozhave masonike kundër Turqisë dhe se si ata luftuan kundër tyre. Ai tha se shumë figura politike nga Süleyman Demirel tek Kenan Evren, nga Bülent Ecevit deri tek Fetullah Gylen janë anëtarë masonë.
“Qëllimi ishte të hiqeshin qafe vlerat kombëtare dhe të bëheshe judaist. Unë luftova me këtë strukturë duke thënë, ndaloni tradhtitë, mos i bëni këto rite dhe u vura në shënjestër”. tha Katırcıoğlu gjatë kësaj interviste.

Mehmet Yüce Katırcıoğlu, një inxhinier i lartë fizike dhe ish-spiker i TRT-së, i cili u largua prej masonëve ndërsa ishte Sekretar i Përgjithshëm i Lozhës së Informacionit të Ankarasë, zbuloi informacione të rëndësishme në lidhje me strukturën e masonëve dhe të panjohurat për masonerinë dhe masonët, në televizjonin TVNET.

Pikat kryesore të deklaratave të Mehmet Yüce Katırcıoğlu janë si më poshtë:
(Pse ishte i rëndësishëm Yuce Katırcıoğlu?)
Për shkak se puna ime ishte e rëndësishme, unë kam punuar në TRT për 14 vjet e gjysmë. Kam punuar edhe si producent, duke vazhduar të jem spiker. Për herë të parë u shfaqa në ekranet e TRT TV më 15 Korrik 1968, kurse mason u bëra në Tetor 1973.

Duke qenë spiker, intervistoja njerëz të rëndësishëm. Në një rast shkova për të intervistuar presidentin e Institutit Turk të Standardeve dhe aty u njoha me sekretarin e përgjithshëm Velit İsfendiyar. Ai pasi u takua me mua disa herë, më sugjeroi të bëhesha mason. Në atë kohë isha në fillim të 30-tave dhe nuk kisha ndonjë informacion dhe e pranova sugjerimin e tij me emocionin rinor.

Llozha Dikmen punonte në anglisht. Meqenëse anglishtja ime nuk ishte e mjaftueshme, ata më çuan në Lozhën e Informacionit me ndërmjetësimin e masonit të shkallës 33 Ferdi Özmen. Ateherë në Turqi kishte një llozhë të madhe. Nuk e di nëse numri i llozhave tani i ka kaluar 200. Numri i të graduarve me gradën e 33-të është 33. Shkalla e 33-të është shkalla më e lartë. Që një person i shkallës 32 të rritet në shkallën e 33-të, ai duhet të jetë 75 vjeç, dhe dikush duhet të japë dorëheqjen me dëshirën e tij ose të vdesë. Atëherë dikush tjetër mund të ngrihet. Ai bëhet një ‘mjeshtër i madh’ dhe është personi më autoritar në Masoneri. Në intervale të caktuara përcaktohet me zgjedhje.

” SULEYMAN DEMIREL DHE KENAN EVREN ISHIN MASONË”
Në masoneri bëhet një përzgjedhje shumë elitare. Në Lozhën e Informacionit, kishte dy persona Ferdi Özmen dhe Dr. Necip Alayir. Anëtar i kësaj lozhe ishte edhe Süleyman Demirel. Ai u bë mason në 1956. Bashkimi i dy personave në masoneri së bashku, quhej binjakëzim. Ata ishin më të interesuar për njëri-tjetrin. Binjaku i Demirelit, i cili më vonë u bë mjeshtër i madh, Dr. Shekûr Okten filloi të kishte përplasje me mua.

Demirelin e kishte zënë gjumi në shkallën e dytë. Kam mundur të takohem me Demirelin pa takim dhe t’i përcjell kërkesat. Unë isha më lart se ai ne shkallë. Kështu është në Masoneri, por kjo nuk ndodh kundrejt kryeministrit në jetën e përditshme.
Edhe Kenan Evren (president i Turqise nga grushti i shtetit 1980 deri ne 1989) ishte mason, ai u bë mason në Kore. Prof. Dr. İhsan Doğramacı ishte anëtar i një llozhe masonerie edhe në Ankara edhe anëtar i një lozhe masonerie në Francë. Ishte më i lartë në gradë se Kenan Evren. Këtë e dëgjova nga gjeneral major Saim Bostancıoğlu teksa ai vizitonte shpesh presidencën në Ankara. Dogramacı gjithashtu ishte shkalla e 33-të. Evreni ngrihej në këmbë dhe përshëndeste Doğramacı në derë, shfaqte një qëndrim besnikërie ndaj tij duke i hapur rrugën dhe duke i thënë “Mirë se erdhe, zotëria im”.
Të krijohej përshtypja se Ihsan Doğramacı ishte presidenti i dytë. Aty në plan të parë zbatohej hierarkia masonike.

RITUALET E PËRSHËNDETJEVE TË MASONËVE
Nëse ambienti nuk ishte i mbushur me njerëz, ata vendosnin dorën e djathtë majtas mbi zemër dhe përshëndesnin. Ka disa fjalë të koduara për çdo shkallë të masonerisë. Në strukturën e lozhës së krijuar nga pastori i krishterë britanik Anderson, kjo ende konsiderohet kushtetuta e masonerisë. Origjina e masonerisë është profesioni i muratorit. Ata thonë se ritualet që kanë, i bazojnë tek paraardhësit e tyre muratorë të lirë. Pothuajse të gjithë ata që ndërtuan katedralet ishin hebrenj. Për ndërtime që zgjasnin 15-20 vjet, ata ishin të lirë të lëviznin ndërmjet shteteve dhe pajiseshin me leje kalimi. Prej kësaj rrjedh emërtimi i tyre “masonët e lirë”. Duke qenë se puna e muratorëve është zhvlerësiar kaq shumë prej kohës së Andersonit, tani në rend dite është pranimi i personave intelektualë. Prej kësaj buron emërtimi “Masonë të Lirë dhe të Pranuar”.

BINJAKËZIMI MASON I BÜLENT EXHEVİT ME FETULLAH GYLEN
Në masoneri ata pranojnë njerëz me arsim të lartë. Në raste shumë të jashtëzakonshme, pranohen edhe persona që nuk kanë arsim të lartë. Kur isha sekretar, isha në pozicionin e gradës së katërt. Mbikëqyrësi ynë ishte i gradës së dytë. Ai ishte një njeri i qeshur dhe ishte gazetar me arsim të mesëm.

Kur ishte operacioni në Qipro, unë isha ulur në një dhomë të errët dhe po bëja tekstëzimin për videot dhe shënimet e ardhura. Gjeneralët i kontrollonin këto tekste, pastaj unë bëja vokalizimin. Një mbrëmje erdhi Exheviti, dhe do të shkonte të shikonte filmin që vokalizova. Ai pyeti nëse kishim bërë zbarkim në Magosë (qytet në Qipron veriore), unë i thashë se ky është informacioni që më kishte ardhur.

Mehmet Yüce Katırcıoğlu përshkroi ‘binjakëzimin masonë të Bylent Exhevit me Fethullah Gylen’. Gylen shpesh herë ka thënë: ‘Unë Ditën e Gjykimit, të drejtën time të ndërmjetësimit do ta përdor për Exhevitin’

Mehmet Yüce Katırcıoğlu, dëshmoi në televizjonin TVNET për ‘binjakërinë masone’ të Bülent Exhevit me Fetullah Gylen, duke thënë se Exhevit ishte një anëtar i një lozhe masonerie britanike. Katırcıoğlu tha: “Ecevit u bë mason në Angli. Mason është edhe Fetullah Gylen, të cilit i diskutohet që nuk ka mbaruar as shkollën fillore. Gylen u bë mason nga ish-sekretari i përgjithshëm i CHP-së, Kasım Gülek. Gyleni ka edhe një thënie interesante, ai thoshte: ‘Nëse Zoti më jep të drejtën të ndërmjetësoj për një person në botën tjetër, unë atë do ta përdor për Exhevit’. Një arsye tjetër e miqësisë mes tyre ishte vëllazëria masonike.’

“NË VITET 1970 NUK PASHË TRADHËTI NË LLOZHAT MASONIKE”

Në vitet 1970 nuk kam parë asnjë tradhti në lozhat masonike. Kur Kenan Evren dhe ekipi i tij bënë grushtin e 80-tës, ata ndërhynë në ritualet e punës në llozhat masonike.

Tek ata tre librat e shenjtë janë Kurani i cili qëndronte i mbyllur në fund, Bibla e mbyllur sipër tij dhe Teurati i hapur sipër tij. Ata recitojnë vargje nga Teurati, ndërsa rrotullohen rreth foltores me Menorahun hebre. Të jemi të vetëdishëm, se në kohën e sotme, në liturgji në vendet e krishtera, nuk ka Kuran në podium dhe për momentin ata neve nuk na marrin në konsideratë.

Mehmet Yüce Katırcıoğlu foli për aktivitetet e lozhave masonike në Turqi: Qëllimi ishte heqja e vlerave kombëtare dhe fillimi i judaizmit.

Mehmet Yüce Katırcıoğlu, i cili qëndroi me masonët për vite me radhë dhe u largua pasi pa tradhtinë e tyre, foli për aktivitetet e Lozhës së Shpëtimit dhe Maturimit, e cila u krijua në Turqi. Duke shprehur se Kenan Evren ndryshoi ritualet e riteve masonike pas grushtit të shtetit.
Katırcıoğlu tha: ‘Emërtimi i kësaj llozhe ka një kuptim të veçantë; Fjala shpëtim është për t’u pastruar nga vlerat kombëtare dhe fetare, ndërsa maturimi është; personi do të fillonte të bëhej judaist duke u pastruar nga ato vlera. Vetëm më 12 shtator grushti i shtetit ndryshoi ritualet dhe filloi të mbahej një ritual hebre. Tre librat e shenjtë janë Kurani i mbyllur në fund, Bibla e mbyllur sipër tij dhe Teurati i hapur sipër tij. Ata rrotullohen rreth foltores me Menorahun hebre, duke recituar vargje nga Teurati’, tha ai.

Hebrenjtë shkojnë gjithmonë me racionalitet. Masonët kanë një qëllim për të rindërtuar tempullin e shkatërruar të Solomonit. Për ta bërë këtë, ata thonë: “Le të na udhëheqë mendja”. Ky është qëllimi i tyre i kryesor.

POLITIKAT SHANTAZHUESE TË MASONËVE NDAJ MEJE.
Pasi fillova përplasjen me ta, ata më ngacmonin vazhdimisht. Isha ndarë nga gruaja dhe jetoja i vetëm. Ndërsa jetoja i vetëm, ata hynin në shtëpinë time, kur unë nuk ndodhesha në shtëpi dhe shkatërronin orenditë. Ata më lëshonin ujë nga kati i mësipërm që pikonte nga tavani. Atëherë erdhi edhe prokurori në shtëpinë time dhe e pa vetë me sytë e tij. Nuk dua ta them emrin e tij, sepse ai është ende në detyrë. Ai gjithashtu u bë anëtar i HSYK (Këshilli i Prokurorëve dhe Gjykatësve). Unë u ankova për ta te Prefekti i Qarkut Keçioren, në vitet 1980. Në vend që të më mbronte, prefekti i qarkut Keramettin Köksal më dha një mesazh shumë të rëndësishëm, ndërsa policia as që mori masa. Ai tha se nëse nuk pranoja zgjidhjet e ofruara, ata nuk do më linin të lirë dhe do vazhdonin te më përndiqnin. Ai donte që unë të tërhiqja pretendimet e mia dhe shkrimet e mia publike.
Ndërsa kjo po ndodhte, unë isha ende një mason. U mundova duke iu thënë: “Lërini tradhtitë dhe mos i bëni këto lloj ritualesh”. Unë jam një musliman atdhetar. Ata po përpiqeshin të judaizonin shpirtërisht anëtarët naivë. Jam përpjekur të jem efektiv me njerëzit që më kanë mbështetur brenda. Ka edhe nga ata që kanë nxjerrë informacione prej andej.

DREJTUESI I GRUSHT-SHTETIT TË 15 KORRIKUT 2016, AKIN ÖZTÜRK U BË MASON NË LOZHËN E DRITËS NË IZRAEL”
Mësova se Akın Öztürk, ish-komandanti i forcave ajrore turke dhe autori kryesor i grusht-shtetit të 15 korrikut, ishte anëtar i Lozhës Masonike të Dritës në Tel Aviv. Ajo është një shtëpizë e themeluar nga hebrenj emigrantë turq që emigruan në Izrael. Öztürk është një njeri që shërbeu në Izrael para se të bëhej gjeneral. Informacioni se ai ishte mason atje ishte i saktë dhe pas grushtit të shtetit u raportua në shtypin turk; “Izraeli na shiti,” tha ai. Nuk e di për saktësinë e kësaj.
Disa komandantë që synonin të merrnin pjesë në grushtin e shtetit të 15 korrikut, nuk morën pjesë në të, për arsyen e vetme sepse organizatorët e grushtit të shtetit ishin masonë.

Pak më vonë vjen ngjarja e raportit të problemeve mendore.
DORËZIMI I RAPORTIT ‘TE PROBLEMEVE MENDORE’ KATIRCIOĞLU
Shumë njerëz bënin ankesa për mua. Mes tyre ishin kryetari i Gjykatës së Lartë Hasan Gerçeker, anëtarë të HSYK-së, (Këshilli i Prokuroreve dhe Gjykatësve), kryeprokurori i Këshillit të Shtetit dhe bashkëshortja e një prej gazetarëve të njohur. Është ngritur padi për shpifje të rangut të lartë. Gerçeker, Tansel Çölaşan dhe znj Sungu Çörtoğlu Tansel; dhe dikush që nuk dua ti’a përmend emrin, sepse është gruaja e një kolegut tonë të rëndësishëm. Jam konsultuar edhe me shumë avokatë, nuk është krim të zbulosh përkatësinë masonike të një personi. Nuk ka një krim të tillë, por ata më kanë paditur mua për këtë.
Shkova në seancën e parë, hapjen normale e bëri gjyqtari i quajtur Muzaffer Karadağ. “Dua të të dërgoj në një spital psikiatrik,” tha ai. I thashë: “Nuk kam pasur kurrë një problem të tillë në jetën time. “Më tha një mik,” tha gjykatësi, duke qeshur me mua. Pas seancës së parë, çështja kaloi në Gjykatën e Lartë. Më pas ai u arrestua si anëtar i FETO-s dhe u dënua me 12 vjet burg.
Mjekët në Spitalin Numune të Ankarasë u përpoqën të më largonin nga lufta me masonët duke thënë: ‘Pse po lufton, çfarë dëshiron të bësh’. Nuk më dhanë ilaçe, as nuk më çuan në ndonjë komision.

Unë kurrë nuk jam trajtuar nga ana psikologjike në jetën time. Në Eskishehir më kanë dhënë këto ilaçe qetësuese. Më detyruan të pi shumë ilaçe në spital. Ilaçet filluan të më mpijnë. Mjekët herë pas herë më pyesnin pse po merresh me këto gjëra. Sa kohë keni që shkruani për gazetën Yeni Şafak? Shkrimi im në revistën ‘Gerçek Hayat’ i shqetësonte.
Zonja profesoreshë psikiatre thoshte: ‘Merru me punët tuaja, shteti ynë i zgjidh vetë gjithçka’.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re