Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, përmes një mesazhi në facebook ka ngushëlluar familjarët dhe miqtë e vartësit të tij, që ndërroi jetë në Turqi pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore si pasojë infektimit me Covid. Duke e cilësuar si një mik ideal dhe një vëlla të pazëvenësueshëm, Veliaj i jep premtimin e fundit se nuk do ta lëjë kurrë vetëm familjen e tij.

Postimi i plotë: Fetiu ishte një mik ideal, një baba i jashtëzakonshëm i Mishelit të vogël.

Nga ata njerëz punëtorë që i dha kaq shumë Tiranës, kuronte çdo ditë, me po të njëjtin pasion, çdo detaj të shkollave, kopshteve dhe çerdheve tona publike. I kudogjendur, i palodhur!

U prehsh në paqe i dashur Feti, vëlla i pazëvendësueshëm për të gjithe ne! Ngushëllime Nidës së re e nënës së tij hallemadhe, që sapo humbi edhe të shoqin. Nuk do t’ju lëmë kurrë vetëm!

Kujtojmë se që prej më shumë se një muaji, Feti Fanaj, i prekur nga koronavirusi, ishte nisur drejt Turqisë, ku përgjatë tre javëve të fundit mbeti i intubuar dhe nuk ia doli dot ta mposhte virusin. Ai mbante postin e Drejtorit itë Pergjithshëm të Objekteve Publike në Bashkinë e Tiranës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re