PYETJE:Cili është gjykimi juridik islam për blerjen e votave? Cili është gjykimi juridik islam për votuesit që janë betuar mbi Kuran, në shkëmbim të parave, për të votuar për një kandidat? A është ai/ajo i/e detyruar të mos e thyejë betimin?

PËRGJIGJE: Të gjitha lavdet i takojnë Allahut, Zotit të Botëve. Paqja dhe bekimet e tij qofshin mbi Profetin Muhamed dhe mbi familjen dhe shokët e tij.

Është e ndaluar që një kandidat të korruptojë votuesit. Është e ndaluar që votuesit të influencohen nga dhuratat e kandidatëve pasi votimi është i barazlvershëm me dhënien e dëshmisë e cila nuk është e hapur për shitje apo negociatë. Çdo shumë që marrin votuesit është para e fituar në mënyrë të pandershme për të cilën ai do të merret në llogari përpara Allahut të Gjithëpushtetshëm i Cili ka thënë: “O besimtarë! Mos e hani pasurinë e njëri-tjetrit në kotësi” (En-Nisa, 29). Përveç kësaj, Pejgamberi i Allahut (pqmt) e ka mallkuar atë që jep ryshfet dhe atë që e merr ryshfetin. {Ebu Daudi}.

Për më tepër, është e ndaluar që të detyrosh votuesit që të betohen mbi Kuran për të garantuar se ata do të zgjedhin një kandidat të caktuar dhe askujt nuk i lejohet që të detyrojë votuesit ta bëjnë këtë pasi betimet nuk janë sanksionuar nga Allahu për këtë qëllim. I Lartmadhëruari, ka thënë: “Mos e bëni Zotin justifikim për betimet tuaja për të mos bërë mirë, apo për të mos vepruar drejt, apo për të mos bërë paqe ndërmjet njerëzve; sepse Zoti është ai që dëgjon dhe shikon çdo gjë” {El-Bekare: 224).

Është detyrim për këdo që bën një betim të tillë që të paguajë shpagim për të, pasi Ebu Hurejrah (Allahu qoftë i kënaqur me të) ka thënë: I Dërguari i Allahut (pqmt) ka thënë: “Kur lidhni një betim dhe kuptoni se diçka tjetër është më e mirë se ajo, shlyejeni me shpagim dhe bëni atë që është më e mirë.” {Muslimi}

Sa na përket neve {Bordi i Fetvasë}, ne këshillojmë si kandidatët ashtu edhe votuesit që të kenë frikë Allahun, të Gjithëpushtetshmin, të marrin përsipër përgjegjësitë siç duhet dhe të shmangin mashtrimin dhe metodat e paligjshme për të fituar zgjedhjet me qëllim që të mundësojnë lartësimin e statusit të vendit tonë të dashur. Allahu e di më së miri!

Bordi i Fetvasë Mbretëria Hashimite e Jordanisë

Pikëpamjet dhe opinionet e shprehura në këtë material janë tërësisht të autorit/autorëve dhe jo domosdoshmërisht reflektojnë politikat e Berati.TV.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re