Kreu i ri i KOKSH, Fidel Ylli po vazhdon me thirrjet e drejtuara te kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Ajo që kërkohet është hapja e disa pikave të basteve, por sigurisht që të jenë të reduktuara në numër dhe ndryshe nga e shkuara ku ishin më të shumta në numër se farmacitë dhe lokalet.

I ftuar në “RTSH”, Ylli u shpreh se bastet po vazhdojnë në të zezë.

“Pse nuk ka 2-3 pika bastesh në Shqipëri? Ka kudo, ka në Greqi, ka në Itali, ka në Gjermani, ka në Angli. Ne jemi vend i pasur dhe i mbyllim. Edhe tani vazhdojnë edhe në të zezë.

Në vend që mund ti linim të hapura dhe lekët ti merrte shteti. Shteti të shërbejë si rregullator.

Të mos më japi lekë shteti mua për sport. Ato ti shpërndajë për shkolla, për shëndetësi. Mua të më japi lekët“, tha Ylli.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re