Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen “Konferenca e Pezës” në Fier. Katër automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, duke shkaktuar panik dhe dëme të konsiderueshme materiale.
Si pasojë e përplasjes së fortë, dy persona kanë mbetur të lënduar. Të plagosurit janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier, ku po marrin trajtim mjekësor nga ekipi i emergjencës.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe, së bashku me grupin hetimor, po punon për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e këtij aksidenti të rëndë.
