Skip to content

Fier/Arrestohet në flagrancë një shtetas në “arrest shtëpie” për shkelje të masës së sigurisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin S. H., banues në Fier, pasi u kap jashtë banese, ndërkohë që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës më zjarr”.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:
-N. B., 53 vjeç, banues në Lushnjë, pasi duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin L. G., 36 vjeç, ku për pasojë pati vetëm dëme materiale;
-E. K., 40 vjeç, banues në Plug, Lushnjë, pasi në fshatin Plug, me automjetin që drejtonte, ka përplasur shtetasin M. F., 58 vjeç, i cili është në kujdesin e mjekëve.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.