Skip to content

Fier, banorët e fshatit Vërri protestë kundër inceneratorit

0B94F4D4 8C3D 497E 8E58 15F1FC223671

Banoret e fshatit Vërri ne Fier i janë rikthyer protestave për te kundërshtuar ndërtimin e impiantit te përpunimit te mbetjeve.
 
Ne mbështetje te banoreve ishin edhe përfaqësues te partisë demokratike te cilët bene pjese për vijimin e rezistencës.
 
Banoret bllokuan për disa minuta edhe rrugën qe te çon drejt Vërrisë e cila sipas tyre është dëmtuar pikërisht nga kamionët e tonazhit te rende qe punojnë për ndërtimin e inceneratorit. Protestuesit penguan për disa minuta kalimin e mjeteve te kompanisë.
 
Kjo nuk është hera e pare qe banoret e këtij fshati kundërshtojnë ndërtimin e impiantit te përpunimit te mbetjeve te cilin e konsiderojnë si burime rreziku për shëndetin e tyre.