Banorët e fshatit Dermenas bllokuan sërish rrugën nacionale Fier – Seman, në shenjë proteste ndaj kompanisë qe shtron tubacionet e gazsjellësit TAP.
 
Banorët pretendojnë se firma u ka shkatërruar rrugën me mjetet e saj të rënda. Kjo është protesta e dytë që banorët zhvillojnë për aksin që u shërben mbi 40 fshatrave.
 
Pak ditë më parë kryetari i bashkisë së Fierit Armando Subashi, zhvilloi një takim me përfaqësuesit e TAP dhe premtoi zgjidhje të problemit. Por deri më tani situata është e njëjtë.
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re