Një aksident është shënuar këtë të premte në Fier, ku një automjet ka përplasur një biçikletë. Për pasojë ka mbetur i plagosur 60 vjeçari që drejtonte biçikletën, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orës 19:30, në lagjen “Sheq i Madh”.

Njoftimi i policisë: 

Sot rreth orës 19:30, në lagjen “Sheq i Madh”, Fier, automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin A. Ç., është përplasur me një biçikletë me drejtues shtetasin P. S., 60 vjeç, banues në fshatin Zhupan, Fier. Si pasojë e përplasje është dëmtuar 60-vjeçari, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re