Rreth 100 drejtues automjetesh, të cilët bëjnë transportin e nxënësve të shkollave jopublike në Fier, janë ngritur në një protestë, pasi nuk lejohet të kryejnë më këtë lloj shërbimi.
 
Ligji parashikon qe furgonët që kryejnë transportin e nxënësve përveç kushteve teknike dhe numrit te nxënësve, duhet të kenë edhe ngjyrë të verdhë. Për këtë arsye drejtuesit e furgonëve, sëbashku me drejtuesit e disa shkollave private kanë kërkuar një takim me prefektin dhe krerë të policisë.
 
Pasi kanë dëgjuar shqetësimet e palëve, prefekti i qarkut Fier, Vasil Bregu dhe drejtori i policisë së Fierit Albert Nushi, kanë dhënë një zgjidhje provizore. Furgonët do të lëvizin me lejet që disponojnë deri në fund të këtij viti.
 
Prej disa ditësh blutë e Fierit kanë ndërmarrë një aksion për bllokimin e furgonëve, të cilët kryejnë veç transportit të nxënësve edhe lëvizjen e udhëtarëve apo punëtorëve të ndërmarrjeve të ndryshme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re