Skip to content

Fier/ Gjendet I pajetë 59-vjecari, dyshohet është vetëvrarë

Një 59 vjecar është gjetur sot i pajetë në ambientet e magazinës pranë banesës së tij në Fier.

Burime të policisë thanë se 59-vjecari me inicialet Sh.S, dyshohet të jetë vetëvrarë me armë gjaku.

Ngjarja u shënua mesditën e kësaj të hëne në fshatin Cakran

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut dhe rrethanave të rastit.

Njoftimi i policisë:

FierInformacion paraprak

Rreth orës 13:20, në fshatin Cakran, në ambientet e magazinës pranë banesës, dyshohet se është vetëvrarë me armë gjahu, shtetasi Sh. S., 59 vjeç.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut dhe rrethanave të rastit.