Një 40-vjeçar humbi jetën pasditen e sotme në Fier në mënyrë tragjike, teksa ishte duke punuar.

Shtetasi A.T, sipas kolegëve të tij ishte një nga punëtorët më të vjetër në ndërmarrjen për përpunimin e metalet dhe punonte tek sektori i shkrirjes.

Sipas tyre plasja mund të ketë ndodhur për shkak të prezencës së një sasie të vogël uji në momentin që ai ka qenë duke shkrirë gizë.

LEXO EDHE: E rëndë në Fier/ Vdes 40-vjeçari, dyshohet se u dogj aksidentalisht në punë

Njëri prej kolegëve tha se presioni ka qenë aq i madh sa i ka prerë kokën.

Koleg 1: Vetëm zhurmë dëgjova. Se si ndodhi nuk e di. Po bënte kohë që ishte i punësuar.

Merrej me aluminin. Ishte duke hedhur gizë lart, do ketë pasur ujë dhe krijon plasje. E kishte kapur në qafë.

Koleg 2: Ka plasur furra. Presioni i ka prerë kokën.  Furra prodhonte kapakë pusetash dhe gjera elektrike. Shkrihet gizë. Ishte punëtor i vjetër.r.t

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re