Skip to content

Fier, kapen dy shtetas të cilët ishin në kërkim

Policia e Fierit arrestoi dy shtetas që ishin shpallur në kërkim pasi gjykata kishte dhënë masën “arrest me burg” në mungesë.

 

Në pranga ra shtetasi Aglin Kadhaj, 32 vjeç, banues në kete qytet pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier me Vendimin e datës 01.06.2018 ka dhënë masën “Arrest në burg” për veprën penale “Mashtrimi”, parashikuar nga Neni 143/1 i Kodit Penal.

 

Gjithashtu u arrestua edhe Aleko Braka, 51 vjeç, banues në kete qytet pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier me Vendimin e datës 01.06.2018 ka dhënë masën “Arrest në burg” për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës” parashikuar nga Nenet 130/4 dhe 321/2 të Kodit Penal.