Kjo është makina tip “Reno”, e cila dyshohet se u përdor sot në një atentat me armë në qytetin e Fierit.
 
Pas ngjarjes, autorët u larguan me këtë mjet në drejtim të Semanit dhe rreth orës 11:50 i vunë flakën. Makina u  gjet e djegur në periferi të lagjes “15 Tetori”.
 
Forcat zjarrfikëse ndërhynë për fikjen e flakëve që kishin përfshirë të gjithë mjetin.
 
Por zjarri e shkrumboi makinën plotësisht. Pas kontrollit, policia gjeti në brendësi të saj një armë kallashnikov dhe një karikator.
 
Hetuesit thanë se djegia e makinës erdhi pasi autorët qëlluan më parë me breshëri një lokal në Fier.
Fatmirësisht nga të shtënat nuk pati persona të lënduar,  por vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor mori në pyetje pronarin e lokalit për të zbuluar nëse ngjarja kishte lidhje me të apo me ndonjë klient që ndodhej aty në ato momente.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re