Një makine e tipit “benz” është përfshirë nga flaket mëngjesin e kësaj të marte ne aksin rrugor Fier -Patos. Ne momentin kur ka ndodhur shpërthimi, makina ka qenë ne ecje.

 

Ngjarja ndodhi rreth orës 7:30 minuta te mëngjesit. Sipas policisë, shoferi ka dalë me shpejtësi nga mjeti, ndërsa raportohet se fatmirësisht nuk ka pësuar asnjë lëndim. Si pasojë e flakëve, mjeti është shkrumbuar plotësisht.

 

Ekspertet e policisë kane bere te ditur se dyshohet qe shkak të ketë qenë një defekt teknik.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re