Policia e Fierit ka shpallur në kërkim shtetasin V.H, 28 vjeç, pasi dyshohet se ka marrë me qira një automjet në Lushnjë, dhe nuk ke kthyer më.

Po ashtu “blutë” e Fierit kanë arrestuar shtetasin E.H, pasi i kanë gjetur në banesën e tij në Patos sasi lënde narkotike.

Në pranga ka rënë edhe shtetasi A.M, pasi u kap  në automjet me një përforcues grushi.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin V. H., 28 vjeç, banues në Divjakë, pasi dyshohet se ka marrë me qira 1 automjet në Lushnjë, dhe nuk e ka kthyer më. Punohet për kapjen e 28-vjeçarit.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin E. H., 30 vjeç, banues në Patos, pasi gjatë kontrollit personal dhe gjatë kontrollit të banesës, shërbimet e Policisë i gjetën këtij shtetasi një sasi me lëndë narkotike të dyshuar kanabis dhe një sasi metadoni të lëngshëm, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan shtetasin A. M., 20 vjeç, banues në Fier, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me të cilin udhëtonte, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një përforcues grushti.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.r.t

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re