Sindikata e Sektorit Hidrokarbur njofton të gjithë punonjësit e Shoqërisë “United Terra” dhe opinionin publik se, pas mosarritjes së marrëveshjes për Kontratën Kolektive të Punës dhe përpjekjeve të shumta përmes procesit të ndërmjetësimit pranë Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, jemi të detyruar të ndërmarrim një hap të rëndësishëm sindikal: Grevën.
Grevën do ta nisë Sindikata e Sektorit Hidrokarbur të shtunën, më 09.08.2025, nga ora 08:00 deri në ora 09:00 si një masë paralajmëruese për të shprehur pakënaqësinë tonë për mungesën e një marrëveshjeje të drejtë dhe të nevojshme.
Nëse nuk ka reagim konkret nga ana e Shoqërisë, greva do të vijojë për ditët në vijim, me orare dhe formë të përcaktuar sipas njoftimeve të mëtejshme.
Ftojmë të gjithë punonjësit të qëndrojnë të bashkuar, të marrin pjesë në këtë veprim sindikal dhe të mbrojnë dinjitetin dhe të ardhmen tonë të përbashkët! Ne do t’ia dalim, sepse bashkë jemi më të fortë!
#Bashkë për të Drejtat Tona


