Skip to content

Fier, nxënësit e mësuesit mesazh kundër dhunës në 7 Mars

Nxënësit e klasës së 5 në shkollën 9-vjeçare “Jani Bakalli” në Fier e pritën 7 – 8 marsin me një mesazh kundër dhunës. Fëmijët arritën të sillnin një film të shkurtër kundër dhunës dhe për barazinë gjinore.

 

Për gjashtë ditë me radhë të gjithë nxënësit e shkollave të Bashkisë Fier ndoqën në qendrën Kulturore këtë minifilm, i realizuar nga nxënësit në bashkëpunim me mësueset.

 

Pjesa e punuar nga nxënësit u vlerësua nga drejtuesit e arsimit ne qark.

 

Vija muzikore që shoqëronte filmin ishte nga repertori i artistit të mirënjohur Shkëlzen Doli.