Nxënësit në shkollën “Sotir Çapo” në Zharrez në bashkinë e Patosit, janë rikthyer përsëri këtë të hënë për të zhvilluar mësim, por në dallim nga shkollat e tjera, ata duhet të zhvillojnë mësimin në ambientet e jashtme shkak i mungesës së pajisjeve ngrohëse.

Vetë nxënësit kanë denoncuar mungesën e ngrohjeve nëpër klasa, dhe si pasojë janë të deryruar të zhvillojnë mësim në ambientet të hapura, raportoi gazetarja e Fax News Fatmira Bajramaj.

Lidhur me situatën të paprecedentë, gazetarja kontaktoi me drejtoreshën e shkollës “Sotir Çapo” në Zharrez për një prononcim, por nuk pranoi duke pretenduar se nuk gjen kohë të lirë.

Edhe të premten 13 nëntorit Fax Neës ka siguruar pamjet ku nxënësit zhvillonin  mësimin në natyrë, por askush nuk reagoi pranë këtij institucioni . Megjitëse shkolla është e mesme, janë detyruar të bashkohen edhe klasat e fillores, të cilët zhvillojnë mësimin me 2 turne. (E.G/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re