Skip to content

Fier: Sot gjykata shqyrton kërkesën për lirim me kusht të Ervin Salianjit

Ditën e sotme, në Gjykatën e Fierit do të mbahet seanca për shqyrtimin e kërkesës për lirim me kusht të ish-deputetit të Partisë Demokratike, Ervin Salianji.

Shërbimi i Provës pritet të paraqesë raportin e tij, në bazë të të cilit gjykata do vendosë për pranimin ose rrëzimin e kërkesës.

Në seancën e shkuar u paraqit raporti i vlerësimit të sjelljes nga Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) në Fier, i cili sipas avokatit të Salianjit, Ledio Braho, ka rezultuar pozitiv.

Kujtojmë se Salianji ndodhet në burgun e Fierit që prej tetorit 2023, pasi u dënua me 1 vit burg me vendim të formës së prerë për kallëzim të rremë në lidhje me çështjen “Babale”.

Nga ana tjetër, ai dhe opozita e kanë cilësuar procesin ndaj tij si të montuar politikisht dhe e kanë quajtur të padrejtë vendimin.