Banorët e Povelçës në Fier u ngritën në protestë këtë të mërkurë për të kundërshtuar ndërrimin e matësve të energjisë elektrike. Pjesë e protestës ishte edhe ish-deputeti i PD, Luan Baçi, i cili akuzoi OSHEE se po vjedh qytetarët.

 

“Është një abuzim shumë i rëndë me matësit e energjisë elektrike. Matësit janë hequr nga OSHEE pa paralajmërim, janë montuar sahate të rinj dhe u kanë faturuar afrofe energji elektrike në shuma të konsiderueshme lekësh. Kjo është një vjedhje e hapur. Bëhet për të mbuluar deficitet e tyre.”

 

Banorët pretendojnë se prej një muaji u janë hequr sahatët e energjisë nga shtëpia, duke pretenduar se tani do të paguajnë çmime më të kripura.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re