Vatra më e re infeksionit me koronavirus në Shqipëri është Fieri, në të cilin janë shënuar katër raste njëherësh.

Deri më tani, në Fieri nuk ka patur asnjë rast dhe në qark ka qenë vetëm një rast në Lushnje.

Në total, qarku i Fierit shënon 5 raste me koronavirus.

Krahas katër rasteve të reja në Fieri janë shtuar edhe një rast i ri në Rrogozhinë, tre në Tiranë, dy në Durrës dhe një në Elbasan.

Nga rastet e konfirmuara pozitivë:
Tiranë 19 raste
Durrës 5 raste (njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë)
Lushnje 1 rast
Elbasan 2 raste
Fier 4 raste
Rrogozhinë 2 raste. /abcnews.al

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re