Skip to content

Fieri i bashkohet “Ditës pa makina”, ja rrugët ku ndalohet qarkullimi

Kjo e dielë, e para për muajin maj shoqërohet me kufizime në lëvizjen e automjeteve,  bazuar kjo në udhëzimin e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit.

Duke nisur nga ora 08:00 deri në orën 16:00, disa prej rrugëve kryesore të qytetit të Fierit do të kenë kufizim të qarkullimit të automjeteve, me përjashtim të mjeteve të emergjencës si ambulancë, zjarrfikëse, Polici e Shtetit.

Bëhet me dije se rrugët ku do të aplikohet ky kufizim janë Rruga “Kastriot Muço” – nga kryqëzimi me rrugën “Mujo Ulqinaku” deri në sheshin “Nënë Tereza”. Rruga “Rauf Nallbani” – nga Sheshi “Nënë Tereza” deri në kryqëzimin me rrugën “Jakov Milaj”, Bulevardi “Ramiz Aranitasi” – nga kryqëzimi me Rrugën “Vasil Peçuke” deri te Sheshi Europa, Bulevardi “Jakov Xoxa” – nga Sheshi Europa deri në rrethrrotullimin e Sharrës, Rruga Dervish Hekali – nga kryqëzimi me rrugën “Mujo Ulqinaku” deri në sheshin “Nënë Tereza”.

Në këtë kuadër, bashkia Fier në bashkëpunim me Policinë e Shtetit ka marrë të gjitha masat e nevojshme për të zbatuar këtë kufizim.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb