Skip to content

Fieri një nga qytetet më të goditura nga COVID-19, kompanitë shtetërore dhe private kthehen në burim infeksioni

9 raste të reja janë shënuar ditën e sotme me CCOVID-19 në Fier. Raste janë nga familjarë të personave të infektuar tek Hipoteka, kompania e sektorit privat e cila është mbyllur nga mesdreka e ditës së djeshme dhe kontakte në kompaninë e naftës në Patos.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 564 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 104 raste pozitive. Fieri vazhdon të jetë një nga qytetet më të goditura në vend pas Tiranës për infektimet me Covid-19.

Në 24 orët e fundit janë identifikuar 9 raste të reja me Covid me një shpërndarje në disa lagje të qytetit të Fierit 4 prej të cilëve janë prekur nga koleget e tyre nga ADISA dhe Kadastra, ndërkohë 5 raste janë vatra të reja.

Mësohet se një çift të moshuarish në lagjen 15 Tetori kanë rezultuar pozitiv pas marrjes së tamponit, një mesues në lagjen Kastrioti në Fier dhe dy persona të tjerë në sektorin privat në lagjen Konferenca e Pezes janë infektuar nga të afërm të tyre.

/faxweb