Sot kanë dalë vendimet e Komisionit të Disiplinës në FSHF por asnjë prej ekipeve të qarkut tonë nuk penalizohen madje njëri prej tyre indirekt edhe favorizohet, Naftëtari.

Në Peqin ka patur sërish incidente në tribuna dhe pas dënimit të parë me 4 ndeshje pa tifoz ata marrin edhe një dënim të dytë. Në ndeshjen e humbur ndaj Turbinës në tribunën e fushës sportive të Peqinit ka patur një incident mes tifozëve peqinas që kanë qënë aty dhe drejtuesve të Turbinës.

Kështu pas dënimit me 4 ndeshje pa tifozë Disiplina ka vendosur edhe për një dënim të dytë me 2 ndeshje asnjëanëse. Kështu pasi të kryen edhe 2 ndeshjet e mbetura pa tifoz do të vazhdoj dënimi me dy ndeshje që do të luhen në fushë asnjëanëse. Tani Shkumbini me këto penalizimi pritet të mos luaj më asnjë ndeshje me tifoz në Peqin por madje do të luaj edhe jashtë shtëpisë.

Por nuk ka mbaruar me kaq sepse sot ka ardhur edhe lajmi më i keq nga FSHF për Shkumbinin. FIFA e ka penalizuar skuadrën peqinase me 3 pikë në klasifikim. Sipas njoftimit të FSHF-së, ky dënim vjen për shkak të futbollistit Federiko Mazur. Shkumbini ka patur për detyrim ti paguaj klubit argjentinas Atletiko Oll Bojs, e cila është skuadra që ka formuar futbollistin.

Vendimi i FIFA-s është marrë që në datën 7 shtator 2017 por duke parë mosreagimit e Shkumbinit ka ardhur edhe ky dënim. Kështu me këtë penalzim Naftëtari nuk është i vetëm në fundin e renditjes dhe futet seriozisht në lojë për të shpëtuar nga rënia një kategori më poshtë. Ndërkohë nesër kuçovarët kanë një sfidë të rëndësishme në transfertë ndaj Turbinës./Berati.TV

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re