FIFA ka dhënë vendimin e vet mbi shqiponjat e përdorura në festimet e golave nga Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri por edhe kapiteni i Zvicrës Stefan Lihshtajner.

Xhaka e Shaqiri janë paralajmëruar nga FIFA që të mos e përsërisin më gjestin, për të evituar problemet, si dhe janë gjobitur me nga 10.000 franga zvicerane secili, ndërsa Lihshtajner është gjobitur me 5.000 franga.

Por menjëherë pas njoftimit shqiptarët në faqen ‘’gofundme.com’’ u kanë bërë ftesë tifozëve shqiptar që të jenë ata që do e paguajnë këtë gjobë dhe jo futbollistët.

Deri në këtë moment janë mbledhur 1340 dollarë dhe nësë federate zvicerane nuk do e pranoj këtë ndihmë këto para do të përdoren për bamirësi./Berati.TV

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re