FIFA ka marrë në konsideratë kërkesën serbe për të hetuar festën e futbollistëve shqiptarë të Zvicrës: Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri. Të dy futbollistëve pasi shënuan në ndeshjen ndaj Serbisë festuan me shenjën e shqiponjës me duar duke nxitur acarim në ambientin serb. Ata kanë kërkuar hetim për këtë festim apo këpucët e Shaqirit që kanë edhe flamurin e Kosovës të stampuar.

Por menjëherë pas këtij lajmi ka patur një mbështetje për të dy futbollistët në Zvicër ku i pari ka reaguar kapiteni Likshtajner që në momentin e festimit pas golit u është bashkuar shqiptarëve duke bërë edhe ai shqiponjën. Por ka reaguar edhe në shtyp duke mbrojtur djemtë shqiptar të skuadrës.

Të njëjtën gjë e kanë bërë edhe federate, mediat, futbollistët dhe tifozët zviceran. Mbështetje për Shaqirin dhe Xhakën ka patur edhe nga opinioni në Shqipëri dhe Kosovë.

Por në hetim është marrë edhe trajneri kombëtares serbe për deklaratat e bëra ndaj trajnerit pas ndeshjes duke u shprehur se me këto vendime është për tu dërguar në Gjykatën e Hagës/Berati.TV

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re