Këngëtarja Fifi i ka lënë të gjithëve përshtypjen se e ka zemrën e thyer për shkak të projekteve muzikore që sjell duke i prekur të gjithë. Por ajo ka zbuluar se është në një lidhje dashurie, megjithëse ka disa kohë që nuk takohet me të dashurin e zemrës. Shkak për këtë distancë është bërë pandemia e korònavirusit dhe izòlimi.

Këngëtarja e ka kaluar periudhën e karantinës me shoqen e saj gjatë kësaj periudhe. Në emisionin “Në kurthin e Piter Pan”, Fifi foli edhe për planet e dasmës duke i thënë fëmijëve që do bëjë një ceremoni të madhe dhe do i ftojë të gjithë.

Po ashtu ajo zbuloi këngëtarët shqiptarë që do t’i thërrasë për t’i kënduar në dasmë. “Labinot Tahiri, Altin Shira, Artjola Toska, Remzie Osmani, Flori dhe çunat, Anxhela Peristeri, Valon Shehu, Era Rusi dhe të tjerë”, tha Fifi.

Deri tani nuk dihet ende kush është personi i saj misteriòz, por kohë më parë Fifi na ka treguar për një person që i fillon emri me XH.(A.M/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re