Artur Roshi, i ftuar në studion e “Fax News” ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe zgjedhjen e Presidentit të ri.

Roshit ka bërë publike dy kandidaturat Ismail Kadare dhe Visar Zhiti që sipas tij janë më të mirët për të marrë pozicionin e kreut të shtetit.

Mazhoranca ka detyrim të brendshëm dhe presioni i ndërkombëtarëve ka bërë që të zhvillohen negociata për tu zgjedhur një president konsensual. Presidenti duhet të jetë një figurë që bashkon palët dhe përfaqëson popullin shqiptar në arenën ndërkombëtare. Një figurë e tillë duhet të jetë anti-komunist me situatën e tillë në Ukrainë për ta drejtuar vendin drejt perëndimit.

Së pari, në bindjen time mund të ishte Ismail Kadare, i cili ka prejardhje të majtë por është ant-komunist. Nëse do ta zgjedhin Kadarenë ai është pro perëndimor dhe anti-Rus. Ai ka ide properëndimore.

Kandidat i dytë për mua është Visar Zhiti i cili është një shkrimtar i shkëlqyer dhe i talentuar. Ka një grindë të anti-komunizmit të zbutur që mund të pranohet nga dy palët dhe nga opozita., As Alibeaj as Berisha nuk besoj se do jenë kundër Visar Zhiti është një person që nderon vendin. Visar Zhiti bashkon palët dhe nuk është emër i rëndë për palët e majtë nëse vendoset logjika për të kaluar këtë ngërç. Duhet të zgjidhet një president i vërtetë. Duhet të jenë të sinqertë nëse do ta zgjedhin mos i bien kaq gjatë por ta ndajnë mendjen skano përse të zhvillohen 3 raundet. Për mua nëse Kadareja nuk pranon këtë post për shkak të moshës, Visar Zhiti është më i miri për mua.

Deklarata e Ramës “Meta një president skandaloz” – Rama nëse nuk i vjen për fije ashtu thotë është skandaloz. Nuk kemi nevojë për Edi Ramin për të përcaktuar si është presidenti. Deri sa presidenti s’kishte bërë shkelje ku qenka problemi këtu, nuk është fare me vend kritika e tij. Meta nuk kishte kryer asnjë shkelje dhe kështu e dha vendimin Gjykata Kushtetuese”, tha Roshi.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re