20 kamera sigurie, që përdoreshin për qëllime kriminale janë çmontuar e për pasojë 8 persona u vunë në hetim për thyerje të privatësisë.

 

 

Kjo është faza e trembëdhjetë e operacionit “fijet”, i cili këtë të diel u shtri në 4 qarqe, Dibër, Korçë, Tiranë dhe Durrës.

 

 

Në rang kombëtar, numri i kamerave të çmontuara dhe sekuestruara deri tani shkon në 548, ndërsa numri i personave që po hetohen në 116.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re