Operacioni policor “fijet e krimit” ka qenë qendra e bisedimeve në studion e ABC, ku ishte i ftuar në një lidhje live eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço.

Gjatë fjalës së tij Karamuço ka theksuar se duhet vlerësuar puna e policisë për heqjen e kamerave të vendosura nga grupet kriminale por njëkohësisht sipas tij është dhe e rrezikshme pasi nuk duhet t’i kamerat duhet t’i heqin persona të certifikuar dhe jo efektivët e policisë.

Ai ka shtuar gjithashtu se aksioni i policisë duhet të ishte i njëkohshëm dhe i fshehtë pasi shumë grupe kriminale patën kohë t’i hiqnin kamerat e vendosura apo dhe t’i dëmtonin ato.

“Fijet e krimit” ku pritet te na coje aksioni i policisë ?

Aksioni ka filluar pasi ka pasur një shpërthim me eksploziv në shtvpinë e një ish-efektivi në Shkodër por ka pasur në plan që aksioni të niste dhe në datën 15.
Aksioni duhet të ishte i njëkohshem dhe mos vononte në gjithë territorin po bëhet në mënyrë të rrezikshme. Kemi vendosur policië të pacertifikuar për të hequr kamerat. Aty duhet të shkojë OSHHE dhe persona të specializuar.

Duhet vlerësuar policia, por operacioni duhet të ishte i fshehtë dhe kamerat nuk kanë ende një pronar nuk dihet ku eshtë IT ose serveri, ne ende nuk kemi identifikuar persona konkret.

Fakti që nuk ka shtrirje të një kohshme i jep kohë grupeve kriminale që kanë vendosur këto kamera. Në momentin që heqim kamerat  ne zhdukim dhe provat për të ditur se kush i ka vendosur.
Me të filluar operacioni shumë kamera janë dëmtuar dhe disa janë hequr pasi nuk duan të përballen, autorët rrezikojnë 2 vjet burg. Ata kanë shpejtuar të presin fijet që mos zbulohen.
Policia duhet të ishte futur në servera. Sic na ka ndodhur në vende të tjt jane hakeruar kamerat te cilat mund te ndihmonin ne kapjen e personave në krim. Kjo është gjë e mirë por kjo nuk na çon tek personat në kërkim.

Disa prej kamerave janë vendosur për atentate, këto janë të dokumentura ata kanë parë lëvizjet e tyre dhe i kanë vrarë.

Ne nuk dimë serverat, një është në Gjermani, një në Vlorë dhe nje në Durrës. Tashmë polcia duhet ta ketë të vështire të kapin personat në kërkim, këta të fundit do të vazhdojnë të shohin dhe me dronë pasi kanë mundësinë për blerjen e tyre./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re