Fiket përfundimisht zjarri në Malin e Kulit në Shpirag,asnjë vatër aktive që prej orëve të mengjesit të sotëm.Për fikjen e zjarrit u angazhuar Repartet Zjarrëfikëse Berat,Kuçovë e Fier,Forcat e Ushtrisë dhe efektivët e policisë.Për fikjen e zjarrit erdhën dy ditë me radhë edhe helikopterë.
Është fikur përfundimisht zjarri në Malin e Kulit në Shpirag,zjarri i madh që ra mbrëmjen së Enjtes për shkak të shkarkesës së një rrufeje.Temperaturat e larta dhe era e fortë bëri që zjarri të përhapej me shpejtësi të madhe,duke e bërë të vështirë neutralizimin e tij në kohë.Kjo për shkak të pamundësisë së futjes së mjeteve zjarrëfikëse në këtë zonë malore,gjë që i detyroi zjarrëfikësit të punonin me mjete rrethanore.Dhjetëra forca zjarrëfikëseje nga Berati,Kuçova e Fieri,qindra forca të ushtrisë dhe efektivë të Policisë së Shtetit punuan për dy ditë-netë me radhë në zonë dhe në orët e para të mëngjesit të sotëm u fik edhe vatra e fundit e zjarrit,e vetmja që kishte ngelur nga ky zjarr i madh.Të gjitha forcat e përfshira në këtë aksion kanë punuar natën e ditën me mjete rrethanore për shkak të mungesës së rrugës,ndërkohë që për fikjen e zjarrit erdhën edhe helikopterë.Zjarri morri njē shtrirë shumë të gjerë por ende nuk është përllogaritur sipërfaqja e plotë e shkrumbuar nga flakët.