A është vërtet e nevojshme të fikni kondicionerin përpara motorit? Ky shkrim ju shpjegon pse është e rëndësishme që ta bëni këtë.

Kondicioneri është një nga funksionet më të njohura në makinat moderne, por shumë shoferë pyesin veten: a është vërtet e nevojshme ta fikni atë përpara se të ndaloni motorin?

Në të njëjtën kohë, është e rëndësishme të dini se çfarë mirëmbajtjeje i nevojitet për ta mbajtur atë gjithmonë efikas. Le të sqarojmë hap pas hapi dhe të zbulojmë, siç raporton Motorinews24.com, nëse “praktika” e fikjes në fillim të kondicionerit dhe më pas motorit bën vërtet ndryshim.

Condizionatore auto

Pse duhet të fikni kondicionerin para motorit

Lënia e ajrit të kondicionuar derisa makina të fiket, mund të nxisë formimin e lagështirës në pjesët e ftohta të sistemit. Me kalimin e kohës, kjo gjendje mund të çojë në përhapjen e baktereve dhe mykut brenda kanaleve, duke shkaktuar një erë të pakëndshme në ndenjësen e pasagjerëve.

Për të shmangur këtë problem, këshillohet që të fikni kondicionerin të paktën katër ose pesë minuta përpara se të ndaloni dhe të fikni motorin. Në këtë mënyrë, ajri do të vazhdojë të qarkullojë nëpër kanale, duke ndihmuar në tharjen e tyre dhe reduktimin e akumulimit të lagështisë. Duke vepruar kështu, me kalimin e kohës do të jetë e mundur që kondicioneri të mbahet më efikas dhe të parandalohen erërat e këqija brenda makinës.

Cilat janë përfitimet e kësaj “praktike”

Përveç parandalimit të formimit të mykut dhe aromave të këqija, shton Motorinews24.com, fikja e ajrit të kondicionuar para ndalimit të motorit ndihmon në ruajtjen e sistemit të kontrollit të klimës për një kohë të gjatë. Përdorimi i kursyer i kondicionerit dhe nënshtrimi i tij ndaj mirëmbajtjes periodike, si zëvendësimi i filtrit dhe kontrollimi i nivelit të gazit ftohës, do të sigurojë që ai të funksionojë siç duhet me kalimin e kohës.

Pra, edhe nëse nuk është “e detyrueshme” fikja e ajrit të kondicionuar përpara se të ndaloni makinën, ta bësh këtë është një zakon i mirë që mund të kontribuojë në jetën e sistemit dhe në ruajtjen e ajrit më të shëndetshëm në nenjëset e pasagjerëve. Për përdorim optimal të kondicionerit, këshillohet gjithmonë të shmangni teprimet dhe të merrni masa të vogla që përmirësojnë efektivitetin e tij me kalimin e kohës.

Përshtati në Shqip S

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re