Është publikuar mbrëmjen e sotme një video nga emisioni investigativ “Fiks Fare”, ku kandidati i LSI-së në zonën e Librazhdit, Sokol Skura shihet duke bërë pazare për shitblerje votash.

Në video nuk flitet me çmime konkrete, por dëgjohet vetë kandidati Skura të pohojë se çmimin do e vendosi e do e ngrejë sa të dojë ai.

Në lidhje me videon në fjalë ka reaguar vetë Skura, i cili e quan atë një mashtrim të iniciuar nga Taulant Balla, kundërshtari i tij në zonën e Librazhdit.

“Mashtrimet e inicuara nga Kryedeputeti jone “cuni i Librazhdit “. me sejmene te paguar qe me vjen turp tja permend dhe emrin se gjithe Librazhdi e njeh kush eshte qe kur kandidon per president federate nuk merr dhe voten e vet, nuk me intimidojne ne fitoren time ne 25 prill si kandidat i LSi dhe fitores tone ne keto zgjedhje.

Mashtrimet, montimet dhe manipulimet ordinere te Taulant Balles dhe mediave rilindase vetem me bejne te qesh. Taulant kot lodhesh duke rritur pazarin e votave, parate qe i ke marre librazhdioteve do ti kthesh një me një.

Suksese ne jete Tao une i pesti dhe ti i teti. Po vendos dhe linkun qe ta marrin vesh qytetaret e Librazhdit qe po rikthen kohen e Enver Hoxhes dhe sigurimin e shtetit,” shkruan ai.

Skura u arrestua ditën e hënë nga policia pasi u kap i dehur duke drejtuar makinën, ditën kur dhe Monika Kryemadhi e prezantoi si kandidat të LSI-së për qarkun e Elbasanit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re