Filantropi George Soros i ka dorëzuar “perandorinë” 25 miliardë dollarëshe djalit të tij, Alex.

 

Në intervistën e tij të parë si trashëgimtar, Alex Soros thotë se ndërmarrja filantropike e familjes prej 25 miliardë dollarësh do të rrisë mbështetjen e saj për të drejtat e votës dhe abortit.

 

George Soros kishte thënë më parë se ai nuk donte që asnjë nga pesë fëmijët e tij të merrte përsipër Fondacionin e tij të Shoqërisë së Hapur, por filantropi 92-vjeçar i tha “The Wall Street Journal” se ai tani ia ka dorëzuar atë dhe pjesën tjetër të perandorisë së tij djalit të tij 37-vjeçar sepse “e ka fituar”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re