Të paktën 72 persona kanë vdekur pasi stuhia tropikale Nalge shkaktoi përmbytje dhe rrëshqitje të dheut në pjesën jugore të Filipineve, njoftoi Këshilli Kombëtar i Menaxhimit të Fatkeqësive (NDRRMC).

Provinca Maguindanao llogaritet për numrin më të madh të viktimave (67), ndërsa dy persona vdiqën në Sultan Kundarat, dy të tjerë në Cotabato të Jugut dhe një në rajonin Visayas, tha zëdhënësi i NDRRMC, Bernardo Rafaelito Alejandro për radiostacionin DZMM.

Ai shtoi se 33 persona janë lënduar dhe 14 janë të zhdukur.

Me erëra deri në 160 km/h, stuhia tropikale Nalge filloi të godasë provincën lindore të Catanduanes të shtunën.

Dje të premten, ekipet e kërkim-shpëtimit nxorrën dhjetëra trupa nga ujërat me baltë.

Mesatarisht, Filipinet goditen nga 20 stuhi tropikale çdo vit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re