Veronica Cominguez, 14 vjeç, lindi me duar e gishta shtesë që vareshin nga stomaku i saj.

Tashmë ajo pritet të futet në një operacion ku do t’i hiqen të dy duart e saj të tepërta, si dhe gishtat që rriten nga stomaku i saj.

Cominguez, një vajzë 14-vjeçare që jeton në Filipine, mendon se pas operacionit më në fund do të jetojë një jetë normale.

 “Në filim mendova se ishte vetëm një këmbë, por ndërsa po rritesha, edhe ajo u rrit gjithashtu. Ato ma bëjnë jetën mjaft të vështirë, ndërkohë që herëpashere rrjedhin dhe disa lëngje prej tyre”, tha Cominguez.

Mjekët thonë se ky do të jetë një operacion i thjeshtë, sepse në shumicën e rasteve këto pjesë të trupit nuk janë të lidhura me ndonjë organ vital, por është më së shpeshti një çështje e lëkurës dhe kockave.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re