Instituti për ndjekjen e aktiviteteve vullkanike në Filipine njoftoi se hiri dhe tymi vullkanik ngrihen dy kilometra e gjysmë mbi vullkanin, ndërsa banorët detyrimisht duhet të mbajnë maska.
Vullkani më aktiv në Filipine, Mayon, që nga shpërthimi i javës së kaluar hedh sasi të mëdha të hirit dhe lavës, ndërsa autoritetet lokale kanë rritur shkallën e paralajmërimit nga niveli i dytë në të katërtin, transmeton Anadolu Agency (AA).
Instituti për ndjekjen e aktiviteteve vullkanike në Filipine njoftoi se hiri dhe tymi vullkanik ngrihen dy kilometra e gjysmë mbi vullkanin, ndërsa banorët detyrimisht duhet të mbajnë maska.
Shpërthimi i vullkanit ndodhi nga mesi i javës së kaluar, ndërsa deri tani nga ky rajon janë evakuuar së paku 21 mijë persona. Lava vullkanike shtrihet mbi dy kilometra nga krateri nga i cili del, ndërsa rrezja prej shtatë kilometrash rreth vullkanit është shpallur zonë e rrezikshme.
Mayon është një nga vullkanet më aktiv në Filipine, ndërsa shpërthimi i parë daton që nga viti 1616. Shpërthimi më i madh ka ndodhur në vitin 1814.//

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re