Vlera e monedhës kriptografike të blockchainit ethereum, ether, ra me 47.5% vetëm në tre muajt e parë të 2018-ës.

Rënia i atribuohet kryesisht atyre shkaqeve që dëmtuan rëndë thuajse çdo monedhë tjetër kriptografike, megjithatë një rol me rëndësi luajtën edhe disa probleme specifike për ethereum.

Edhe pse në pamje të parë të jep përshtypjen e një rënie drastike, krahasuar me rritjen galopante me 9,382% në 2017-ën, ajo ngjan me një pikë uji në oqean.

Duke parë të dhënat historike, rekordi më negativ në historinë e ethereum i 2016-ës kur ra me 39.6% nga 13.2 dollar në 7.97 dollarë, sot e tutje nuk mund të quhet më i tillë.

E çfarë nuk shkoi në 2018-ën me Ether?

Janari: Muaji i rekordeve që duam të shohim

Ether filloi një 2018-të të mbarë kur arriti në 1,432 dollarë më 13 Janar. Humbjet masive që pësuan monedhat e tjera kriptografike nuk lanë pa nënshtruar as ether i cili ra nën 1,000 dollarë në gjysmën e dytë të muajit.

Më 31 Janar, ether vlerësohej me 1,118 dollarë.

Investitorët e shikonin ether si parajsë në tregun e aseteve kriptografike. Ky sentiment fshihte pas tij idenë se kërkesa për ether do të vlojë përherë kjo falë numrit të lartë të ICO-ve që bazohen në platformën e ethereum.

Dy muajt që pasuan provuan se kjo ishte në të vërtetë thembra e Akilit për monedhën kriptografike.

Shkurti: Shtohen shqetësimet e rregullatorëve Amerikanë për ICO-të

Më 6 Shkurt një dëgjesë kushtuar ICO-ve përballë Komitetit Bankar të Senatit Amerikan dhe Komisionit të Bursave dhe Letrave me Vlerë, kishte në fokus mashtrimet me këtë lloj aktiviteti. Ether ra brenda ditës në 650 dollarë.

Pasi rënia ndaloi në 574 dollarë, ether u ngjit me shpejtësi dhe thuajse arriti vlerën e 1,000 dollarëve që la pas në Janar.

Marsi: Embargoja e reklamimit nga mediat sociale, fillojnë shitjet në masë të Ether

Më 18 Mars rënia, e ushqyer nga një hetim i Komisionit Amerikan të Bursave dhe Letrave me Vlerë ndaj ICO-ve, ndaloi në 500 dollarë.

Goditja e radhës erdhi nga Google, Facebook dhe Twitter të cilët ndaluan reklamimin e monedhave kriptografike në platformat respektive.

53% ishte rënia në Mars dhe shitjet në masë vetëm sa shtoheshin.

I parë nga një këndvështrim më i gjerë historik, sado e madhe të duket rënia në tre mujorin e parë të 2018-ës, një fakt që nuk mund të mohohet dot është vlera 700% më e lartë sot sesa një vit më parë. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re